Policët kthehen në heronj në Shkodër, shpëtojnë 59-vjeçaren që tentoi që t’i japë fund jetës duke u mbytur në lumin Buna (VIDEO)

Një 59-vjeçare ka tentuar që të vetëmbytej në ujërat e lumit Buna, është shpëtuar nga forcat e policisë.

Policia bën me dije se rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.

Efektivët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna.

59-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë dhe është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Punonjësit e Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, janë zhytur në lumin Buna dhe kanë shpëtuar një 59-vjeçare, e cila ishte hedhur për t’u vetëmbytur në ujërat e lumit Buna.

Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna. Menjëherë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë hyrë në ujë, duke bërë të mundur nxjerrjen e 59-vjeçares nga ujërat e lumit Buna, në gjendje të rëndë, por me shenja jete, si dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Shtetasja V. T., 59 vjeçe, është transportuar me autoambulancë në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë asistencën e nevojshme mjekësore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT