Komitët përsëri fyejnë shqiptarët: “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë…”

Sot gjatë ndeshjes në mes klubeve futbollistike “Vardari” dhe “Shkëndija”, tifozët e njohur si “Komitët”, kanë drejtuar parulla fyese ndaj shqiptarëve.

Ndër parullat e shumta fyese që ju drejtuan shqiptarëve, ishin edhe “Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë” dhe “Kush nuk kërcen është shqiptarë” .

Edhepse , erdhi paralajmërimi zyrtarë se tifozët “Komiti” do të largohen nga stadiumi, megjithatë brohoritjet e tyre vazhduan për rreth 10 minuta. Komitët nuk e kursyen as kryetarin e Federatës së Futbollit në Maqedoni, Ilço Gjorgjioski të cilin e fyenin me thirrjen “Ilço shqiptari” dhe njëkohësisht kërkuan dorëheqjen e tij, mësohet nga Alsat M.
Ndeshja u mbajt në stadiumin “Filip i dytë” tanimë të ribrenduar, “Telekom Arena” kurse tifozët mysafirë nuk qenë prezent.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT