Ish-kreu i forcave detare: Shqipëria nuk monitoron dot kufirin

Ish-komandanti i forcave detare Vladimir Beja deklaron se Shqipëria nuk ka kapacitete për monitorimin e kufirit. Në një intervistë për TemaTv, Beja flet dhe për shitjen e avionëve luftarake e anijeve për skrap, duke e cilësuar mungesë strategjie.
Ministria e Mbrojtjes nxori në ankand për të shitur për skrap një listë të gjatë me pajisje luftarake të konsideruara të vjetra. Ndër to renditen 69 avionë luftarakë të llojit Mig dhe mbi 15 anije të llojit katër silurues, të cilësuara si mjaft të mira. Vlera fillestare e ankandit të shpallur nga ministria e mbrojtjes ishte 1.5 milion dollarë. Afati i fundit për të paraqitur ofertën ka qenë data 22 tetor i këtij viti.
                                                                                 Vladimir Beja
Ndërkohë ky veprim nga ana e ministrisë së mbrojtjes nuk është pritur mirë nga ekspertët. Ish-Kreu I Forcave Detare Vladimir Beja në një intervistë për Tema TV u shpreh se kjo është një munges strategjie
Në këtë kuadër prandaj unë këmbëngul se mungesa e një strategjie kombëtare e shtetit shqiptar, pavarësisht se cila force politike qeverisë e bën këtë që ne të jemi përsëri të mangët për t’ia lënë stafetën njëri-tjetrit. Kjo është pak me dhimbje dhe do thosha që jemi shumë difiçitarë edhe si një vend anëtar i NATO-s“, deklaroi ish-komandanti Beja.
Ish Kreu i forcave detare ngre shqetësimin se Shqipëria me kapacitetet aktuale nuk kontrollon dot kufijtë e saj detarë.
Unë them sinqerisht se deti ynë për fat të keq është bosh. Nëse do të happen radarët italian do të shikoni që në detin territorial italian apo në detin ndërkombëtar në pjesën ndërkombëtare italiane gjallëron trafiku detar i anijeve të transportit i anijeve të dëfrimit i anijeve të ndryshme dhe anijeve luftarake dhe patrulluese. Deti ynë është bosh, me dhimbje e them këtë ne nuk arrijmë dot me këto kapacitete që kemi të mbulojmë të mbrojmë kapacitetet tona si në fushën e peshkimit ashtu edhe në fushën e turizmit, ashtu edhe në fushën e kontrabandës të trafikut të drogave apo edhe të trafiqeve të paligjshme“, tha Beja.
Sipas Bejës detyra e një vendi është që të sigurojë integritetin e kufijve dhe të mos bazohet tek aleatët.
Termi që sigurinë kombëtare e mbron NATO është një gënjeshtër e madhe“, vazhdoi ai më tej.
Beja e thotë me keqardhje se, ndërsa para viteve ’89 Shqipëria nuk krahasohej vetëm me rajonin për sigurinë por edhe me vendet perëndimore, tani vendi jonë i ka humbur këto pozita.
Gati pa krahasuar me asnjë vend tjetër të Ballkanit, në qoftë se ishim një nga vendet me dinjitoze një flotë detare e stërmadhe ju siguroj 4 nëndetëse 42 katra silurues 28 anije patrulluese të nivelit bashkëkohor deri në vitet 1980-’85 dhe u a jap me garanci këtë gjë deti territorial apo siguria në bregdetin shqiptar ishte shumë e lartë“, deklaroi Beja.
Ish-komandanti i forcave detare, shprehet se është i ndërgjegjshëm se e gjithë flota ajrore dhe detare që u trashëgua nuk mund të mbahej pasi ka kosto të madhe, por sipas tij minimalisht duhet të mbahej 40-50% e tyre.
v.l/ Dita

Back to top button
LAJMET E FUNDIT