Rama zbulon nëse do bëjmë plazh: Ja sa gjatë do bashkëjetojmë me koronavirusin

A do të bëjmë plazh? Kjo është pyetja që shtrojnë shumë qytetarë, të cilës kryeministri  Edi Rama i dha përgjigje të enjten në emisionin OPEN në Top Channel.

Shefi i qeverisë u shpreh se duhet të përgatitemi të shkojmë në plazh, por me rregulla të reja.

“A do shkojmë në plazh? Unë shpresoj se po, por jo si dikur. Do shkojmë me rregulla të reja”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se në maj do të nisë hapja graduale e vendeve të punës, por duhet të përgatitemi të bashkëjetojmë me koronavirusin deri në 10 muaj, ndoshta edhe 3 vjet.

“Në fund të majit, do të shohim sa janë ata që kanë filluar punën dhe sa janë ata që nuk filluan dot. Hapja nuk do jetë si një ditë çlirimi. Do kemi hapje graduale dhe do bashkëjetojmë me armikun. Do përgatitemi për një jetë 2, 5, 10 muaj, disa thonë tre vjet, me rregulla të reja dhe duke u mbrojtur nga koronavirusi”, tha Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT