Rrumi i Shijakut shpërndante prona si shpërblim për vrasjen e armiqve! DETAJE nga dosja e bandave të Durrësit: Regjistrat e Kadastrës i vodhën natën

Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në emisionin “Opinion” përgjimet në SKY ECC mes Avdylajve dhe Aleksandër Lahos i njohur si “Rrumi i Shijakut”. Ky i fundit, i premtonte prona Aldo Avdylit nëse i vriste armiqtë.

Ferhati tha se Aleksandër Laho ka përfituar prona në mënyrë të paligjshme në Gjirin e Lalëzit ndërsa theksoi se ka falsifikuar firma e vula duke nxjerrë gjatë natës regjistrat e hipotekës të cilët kanë përfunduar në duart e bandës kriminale.

Sakaq, Eni Ferhati u shpreh se zyrtarë të kadastrës kanë bashkëpunuar me grupet kriminale.

“Grupi kriminal i Avdylajve të Shijakut ka bashkëpunuar me Aleksandër Lahon që është drejtuesi i një tjetër grupi kriminal dhe në këmbim të interesave një grup do përfitonte dhe prona që është rasti i Aldo Avdylit.

“Rrumi i Shijakut” ka patur informacion të pabesueshëm për mënyrën që operonte për përvetësimin e pronave. Kanë falsifikuar firma dhe vula.

Regjistrat kanë dalë natën nga kadastra në Durrës, ka shkuar në bazat e grupeve kriminale. Grupi është në konflikt me bandën e Durrësit.

Laho është përpjekur që Aldo Avdylin ta përdorë për qëllime të kundërta me interesat e tij për të goditur të tjerë. Ka zyrtarë të hipotekës me emrin Leo, Mozi dhe emra të tjerë që kanë bashkëpunuar me grupin kriminal.”-tha Ferhati.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT