Irani do ta sulmonte me raketa tokë-ajër, Trump komenton për herë të parë udhëtimin sekret pas Samitit të NATO-s në Turqi: Bëj çfarë më thonë

Rasti i udhëtimit me avion sekret të Donald Trump pas Samitit të NATOS-s në Turqi, për shkak të një kërcënimi të supozuar nga Irani, u kthye ditën e djeshme në vëmendjen e mediave botërore.
Mediat amerikane nuk i kanë kursyer kritikat ndaj Trump, pasi sipas CNN, gazetarët dhe zyrtarët qeveritarë u përdorën pa vetëdije si “karrem”, por edhe në kontradiktën midis mobilizimit të Shtëpisë së Bardhë dhe sigurimeve të përsëritura të Trump se aftësitë ushtarake të Iranit janë shtypur.
Vetë Trump, në deklaratat e tij të para pas zbulimit të operacionit sekret, tha se ai ndjek udhëzimeët e shërbimit sekret.
“Unë ndjek udhëzimet e Shërbimit Sekret dhe ushtrisë. Ata donin që unë të hipja në një fluturim tjetër, në një avion tjetër. Thjesht duhet të bëj atë që më thonë. Supozoj se ka pasur ndonjë kërcënim. Nuk pyeta shumë për detaje rreth kësaj. Marr shumë kërcënime. Kam shumë kërcënime për të cilat ju nuk dini“, tha Trump, duke folur me gazetarët para një eventi në Ohajo.
Nga ana tjetër, sipas New York Times, agjencitë e inteligjencës amerikane kishin mbledhur informacione nga burime të shumta, ku ekzistonte një kërcënim specifik i një sulmi me raketa tokë-ajër ndaj Air Force One, pra çdo aeroplan që mbante presidentin amerikan, dhe se një person që mbante një raketë të lëshuar nga supi ishte parë në zonën ku po zhvillohej Samiti i NATO-s .
Ekzistenca e operacionit sekret u raportua për herë të parë nga Washington Post të hënën, ndërsa CNN dhe media të tjera amerikane konfirmuan më pas detajet bazë.
Dihej tashmë se, për shkak të shqetësimeve për sigurinë, Shtëpia e Bardhë kishte anuluar fluturimin e kthimit të Trump me aeroplanin më të ri të prodhuar në Katar, të cilin e përdor si Air Force One , dhe kishte zgjedhur Boeing-un presidencial më të vjetër, i cili ka sisteme më të forta mbrojtjeje . Duke pasur parasysh se Turqia kufizohet me Iranin, kjo zgjedhje në vetvete nuk do të kishte shkaktuar shumë përshtypje.
Megjithatë, siç doli më vonë, plani i vërtetë ishte shumë më i ndërlikuar. Trump hipi fillimisht në aeroplanin më të vjetër Air Force One, duke dhënë përshtypjen se do të nisej me të. Më pas, ai u transferua fshehurazi, nëpërmjet një automjeti ushqimi , në një aeroplan më të vogël Air Force C-32A, me të cilin fluturoi për në Britani. Atje, presidenti amerikan hipi fshehurazi përsëri në aeroplanin më të vjetër Air Force One dhe më pas zbriti para kamerave, në mënyrë që të ruante përshtypjen se kishte udhëtuar me të. Më pas, ai hipi në aeroplanin më të ri që i ishte dhuruar nga Katari për kthimin e tij në SHBA.