LIVE/ Shikoni Eklipsin Diellor drejtpërdrejt, Islanda dhe Spanja e përjetojnë 100%! Ja pamja magjike me unazën e zjarrit (FOTO)

Islandezët dhe një pjesë e madhe e popullsisë së Spanjës, si dhe shumë turistë që kanë vërshuar në këto dy vende, do të kenë mundësinë të shohin eklipsin diellor që do të bëhet i dukshëm këtë pasdite.
Në Islandë, fenomeni do të jetë i dukshëm 100% afërsisht në orën 19:45 dhe në Spanjë në orën 20:30, afër perëndimit të diellit.
Në Shqipëri eklipsi do të jetë mezi i dukshëm dhe vetëm i pjesshëm në zonat jugperëndimore. Nga ora 19:30 deri në 19:43.
NASA, ESA evropiane, si dhe agjencitë kryesore të lajmeve dhe mediat, po e mbulojnë fenomenin me video të drejtpërdrejta.



