Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarret masive mes Priskës e Lundrës në Tiranë janë ‘reflektuar’ edhe në pamjet satelitore, ku janë shënuar me pika të kuqe vatrat aktive.

Forcat zjarrfikëse në terren po vijojnë punën për izolimin e flakëve, të cilat të favorizuara edhe nga era e fortë po përhapen me shpejtësi.

Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe Kamzës, ndërsa në ndihmë të tyre janë bashkuar edhe zjarrfikësit e Elbasanit.

Për shkak të përmasave të flakëve, Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin rrugor që lidh Tiranën me Lundrën dhe Daiasin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT