“Alex u thirr me emergjencë”, Berisha komenton takimin Rama-Soros dhe bën deklaratën e fortë: Vjeshta do të jetë me “temperatura” të larta

Gjatë një konference për mediat nga Selia e PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar takimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me miliarderin Alex Soros në një lokal në jug të Shqipërisë.

Berisha tha se Alex Soros është thirrur me urgjencë nga kryeministri Rama për t’i ardhur në ndihmë këtij të fundit. Kreu i PD-së tha se orët e Ramës në pushtet, po i vijnë fundit të tyre.

Është thirrur për emergjencë Aleks Soros. Po se çfarë mund t’i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin. Shqiptarët në mënyrë përfundimtare i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës”, tha ai.

Sipas tij, vjeshta do të jetë me “temperatura” të larta politike dhe se opozita do të jetë në mision për largimin  e qeverisë.

Vjeshta do të jetë vjeshta e temperaturave më të larta politike. Opozita do të jetë e tëra në misionin e saj, largimin sa më shpejt të Edi Ramës, qeverinë kujdestare për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh më tej ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT