A është shantazh ndaj drejtësisë fyerja ‘lapngjozë’ në dyert e GJKKO-së?

Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, i kanë bërë ‘normale’ akuzat dhe fyerjet ndaj prokurorëve të SPAK dhe gjyqtarëve të GJKKO-së, ndërkohë që askujt nuk i bën përshtypje dhe të reagojë.
Akuzat Berisha i bën në derën e SPAK, me një arsenal akuzash dhe fyerjesh ndaj prokurorëve, ndërsa Malltezi sulmon gjykatësit në hyrje të seancës në GJKKO.
Nëse kjo nuk është vepër penale, duke u bërë në prani të kamerave dhe hapur shantazh ndaj sistemit të drejtësisë, atëherë çfarë emri mund t’i vësh tjetër?
Është e qartë se ka një mungesë vullneti në këtë drejtim, mirëpo për raste të tjera që janë hetuar e po gjykohen, këto fyerje dhe ky shantazh ndaj prokurorisë apo gjykatës, do t’i ngarkohej si akuzë shtesë për t’u gjykuar./TemA