Policët tentuan ta largojnë me forcë, qytetarja i bën rezistencë pa “iu trembur syri”: Tirana nuk është e juaja, unë rri ku të dua O GANGSTERË

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike është shoqëruar me tensione të forta mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Bllokimi i kalimit të protestuesve ka shkaktuar reagime të ashpra nga pjesëmarrësit.
Një qytetare, e irrituar nga pengesa e policisë, shpërtheu me tone të larta duke u shprehur se Tirana nuk është e Edi Ramës por e popullit ndaj edhe mund të qëndrojmë ku të duam.
“Unë do rri këtu, jam e lirë. Tirana nuk është e Edi Ramës, nuk është e juaja, është e imja… është e popullit… Nuk është e juaja, as e Edi Ramës. Tirana është e popullit, rrimë ku të duam”.
Një tjetër protestuese iu drejtua efektivëve me fjalë të ashpra duke i quajtur gangsterë me uniformë.
“O gangster me uniformë… Shqiptar je dhe ti… O gangster me uniformë. Ke uniformën sot, po nesër ku do të shkosh?”.