Vetëvendosje i shpall luftë Vjosa Osmanit, dërgon në Kushtetuese dekretin: Bie ndesh me parimet

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV, Arbërie Nagavci, ditën e sotme ka njoftuar se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Kjo lëvizjen vjen menjëherë pasi sipas tyre partia në pushtet e konsideron atë të paprecedentë dhe në kundërshtim me rendin kushtetues.
Në një konferencë për media, Nagavci në fjalën e saj theksoi se shpërndarja e Kuvendit nuk kishte arsye të ndodhte në këtë moment, duke theksuar këtu se dekreti bie ndesh me parimet kushtetuese.
Gjithashtu Nagavci përmendi se për ditën e sotme ishte parashikuar mbajtja e një seance parlamentare për shqyrtimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë rreth 100 milionë euro që sipas saj kanë një rëndësi të madhe për qytetarët.
Fjala e Nagavcit: Për një rrethanë me kërkesën e qeverisë sot në orën 14:00, ka qenë e ftuar një seancë parlamentare për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me vlerë 100 milionë euro, prej tyre me interes të qytetarëve. Ndër të tjera: Ratifikimi i marrëveshjes së kredisë drejt projektit të rrugës me shpejtësi të lartë Prishtinë-Pejë.
Marrëveshja e kredisë për investime në projektin e energjisë diellore fotovoltaike në KEK. Marrëveshja për rindërtim dhe zhvillim për projektin Impianti i Ujërave të Zeza në Podujevë. Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesat publike në Prizren.
Nagavci deklaroi më tej se Lëvizja Vetëvendosje u përpoq që të shmangte një krizë të re politike, duke nisur takime me partitë opozitare për të gjetur një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit.
Sipas saj rezultati i zgjedhjeve ishte i qartë dhe nuk kishte arsye që vendi të shkonte në zgjedhje të reja.
Ndërsa më tej ajo kritkoi opozitën duke theksuar se kanë refuzuar të sugjerojnë kandidatin e saj.