TRAGJIKE! Aksident i frikshëm në Vlorë, dy të vdekur dhe një i plagosur (EMRAT)

jë aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Vlorë–Kotë, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Raporothet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Drashovicë të Vlorës, ku një mjet tip “Benz” me drejtues Adi Alushaj u përplas me një mjet tip “Ford” me drejtues Esat Brahimaj.

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesit e të dy mjeteve, ndërsa një pasagjer ka mbetur i plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë e automjeteve, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT