E FUNDIT/ Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Lajmi bëhet i ditur nga Tv Klan, sipas të cilit vendimi është marrë sot nga Kryeministri Edi Rama.
Motivacion mendohet se janë ngjarjet e dhunshme të një dite më parë, ku nga protesta e opozitës nuk u garantua siguria e qytetarëve dhe dhuna kulmoi me sulmin ndaj Vilës 31.
Burimet thanë se në vend të Prodës është komanduar menjëherë zëvendësi i tij Sokol Bizhga.