“Grushti i shtetit i Berishës më 1998” përfundon në SPAK, avokati Beqiri kallëzon ish-kryeministrin dhe 9 të tjerë

Një tjetër dosje kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha ka përfunduar në SPAK. Kësaj radhe bëhet fjalë për organizimin e grushtit të shtetit me protagonist vetë Berishën më 14 shtator 1998 në Tiranë. Është avokati Idajet Beqiri që ka dorëzuar dosjen në SPAK më datë 15 tetor kundrejt ish-kryeministrit Berisha, Genc Pollos, Ridvan Bodes, Shaban Memisë, Pal Dajçit, Ekrem Spahiut, Frrok Gjinit, Dem Dollapit, Alfons Zenelit dhe Artur Bejzades. 

Në kallëzimin e avokatit Beqiri thuhet se kërkohet nisja e procedimit penal për këto akuza “Kryengritje e armatosur” dhe “Organizata kriminale”. 

Më 14 shtator 1998 PD pushtoi me grupe të armatosura për disa orë Kryeministrinë, RTSH, Gjykatën Kushtetuese, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës, ndërsa një granatë u hodh në zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi. Ngjarjet erdhën si pasojë e vrasjes së Azem Hajdarit natën e 12 shtatorit 1998 dhe pas refuzimit të ultimatumit të Sali Berishës nga ana e kryeministrit Fatos Nano për të dhënë dorëheqjen.  

Personat ndaj të cilëve është depozituar kallëzimi 

Sali Berisha 

Ridvan Bode 

Genc Pollo 

Shaban Memia 

Pal Dajçi 

Ekrem Spahiu 

Frrok Gjini 

Dem Dollapi 

Alfons Zeneli 

Artur Bejzade 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT