Lamallari pret në takim Dumanin: Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka pritur sot në një takim drejtuesin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani. 

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministri Lamallari, i cili sqaron se ndau me kreun e SPAK prioritetet e ministrisë së Drejtësisë si pjesë e Programit Qeverisës 2025-2029, në përputhje të plotë dhe me detyrimet e ndërmarra në kuadër të negociatave me Bashkimin Evropian. 

“Shteti i së Drejtës është themeli i Shqipërisë Evropiane. Konsolidimi i pavarësisë së gjyqësorit dhe vijimi i mbështetjes për Reformën në Drejtësi mbeten prioritet absolut i qeverisë shqiptare”,- shkruan Lamallari në postimin e tij. 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT