Çfarë ndodhi gjatë përplasjes në Kuvend? Bardhi i tregon prangat Ramës: Po të pret McGonigali

Seanca e parë e legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione dhe përplasje mes opozitës dhe mazhorancës.

Teksa votohej kryetari i ri i Kuvendit, opozita bënte zhurmuesin duke përplasur tavolinat dhe bojkotuar procesin të cilin e etiketuan si anti-ligjor.

Gjatë një momenti kur mikrofonat ishin të fikur, u dëgjua një shkëmbim fjalësh mes tyre. Bardhi iu drejtua Ramës duke kryqëzuar duart në formë prangash teksa tha: “Charles, si je? Po të pret McGonigal…”.

Ironia kishte të bënte me skandalin e ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal. Opozita ka akuzuar shpesh Ramën për lidhje të dyshimta me këtë çështje.

Rama reagoi shkurt, duke thënë me përçmim: “Leh, leh…” Pjesa tjetër e debatit mbeti e paqartë, pasi nuk u regjistrua nga mikrofonët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT