FOTO: Ngjashmëria e rrallë mes Tenges kazake dhe Lekut shqiptar
Monedhat në foto janë fotografuar nga “Zgjohu Shqiptar” në hollin e Hotel Dinastia, një prej hoteleve më të frekuentuar nga të huajt në Tiranë.
Është dhuratë e një grupi turistësh kazakë për pronarin e njohur të Dinastisë, Shkëlqim Lamaj.
Në një kuti, turistët kazakë kanë futur dy monedha kazake dhe dy shqiptare.
Ngjashmëria mes prerjes kazake 50 Tenge dhe prerjes shqiptare 50 Lekë është mbresëlënëse.
Dhe po kështu, për monedhën prerje 100.
Duken thuajse identike./ZgjohuShqiptar.info