Grabitje, prostitucion dhe trafik njerëzish, ekstradohen 2 persona! Italia merr në pranga shqiptarin me 5 identitete, Gjermania sjell venezuelianin

Interpol Tirana ka kryer dy ekstradime të tjera ditën e sotme, me një person që e ka sjellë nën pranga nga Gjermania dhe një tjetër që e ka dërguar drejt Italisë.

Specialistët e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologët ndërkombëtarë, konfirmuan sot (13 gusht) se kanë finalizuar procedurat për ekstradimin e dy personave të kërkuar nga drejtësia, në dy operacione të ndara mes Shqipërisë, Italisë dhe Gjermanisë.

“Nga Shqipëria drejt Italisë është ekstraduar shtetasi 42-vjeçar Armando Valchizan, i njohur edhe me disa identitete të tjera, përfshirë Armando Dervishi, Altin Dervishi, Armando Gheorghe dhe Martin Dervishi. Sipas Policisë, Valchizan është dënuar në vitin 2023 nga Gjykata e Pordenones në Itali me 5 vjet e 9 muaj burgim, për veprat penale “vjedhje në rrethana rënduese” dhe “emigracion i paligjshëm”, thanë burime zyrtare.

Në rastin e dytë, nga Gjermania drejt Shqipërisë është ekstraduar një shtetas nga Venezuela, G. C., alias Y. D., 33 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vitin 2025, kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

Shtetasi venezuelian akuzohet për veprat penale “trafikimi i personave të rritur” dhe “shfrytëzimi i prostitucionit”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT