Aksident në Poliçan, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal! Plagosen 3 anëtarët e familjes, e moshuara çohet te Trauma

Një aksident ka ndodhur sot (13 gusht) në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”.

Mjeti doli nga rruga në një kthesë dhe përfundoi në kanalin kullues.

Si pasojë, u plagosën tre anëtarët e një familjeje, Veiz Sh., 60-vjeç, Rabushe Sh., 78-vjeçe dhe Liljana Sh., 58-vjeçe,të tre banues në fshatin Vodicë.

Ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra, 78-vjeçarja është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT