I nxehti ekstrem shton urgjencat në spitale! 120 persona kërkojnë ndihmë çdo ditë në Vlorë, problem edhe virozat

Këto ditë që shënojnë dhe kulimin e sezonit turistikë në vend, temperature më të larta por dhe fluks vizitorësh kanë sjell dhe numër të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
Në Vlorë, në Urgjencën e Spitalit paraqiten rreth 120 qytetarë në 24 orë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, me simptoma të lidhura me temperaturat e larta dhe kushtet e sezonit turistik.
Shefja e repartit të Urgjencës, Lorena Arapaj, konfirmon se fluksi i shtuar ka nisur rreth datës 20 korrik dhe vijon edhe gjatë këtyre ditëve të gushtit.
Ky fluks i shtuar i pacientëve lidhet edhe me numrin e lartë të vizitorëve që ndodhen në Vlorë gjatë këtyre ditëve të nxehta. Për ndihmë paraqiten dhe të huajt dhe turistët që kanë zgjedhur bregdetin e Vlorës për të kaluar pushimet e tyre.
Të dhënat e viteve të shkuara tregojnë që ky fluks mund të jetë i njëjtën, të deri në fund të këtij muaji për shkak të numrit të lartë të pushuesve vendas dhe të huaj.