VIDEO/ Zjarri shkrumbon anijet turistike në Turqi, 115 personat në bord zhyten në det për të shpëtuar! Flakë e tym i zi, shikoni pamjet

Një alarm u dha të enjten në mëngjes (13 gusht), pasi një zjarr shpërtheu në një anije turistike në brigjet e qytetit bregdetar turk Fethiye.

Të 115 personat në bord u hodhën në det duke veshur jelekë shpëtimi dhe sipas mediave turke nuk pati të lënduar.

Sipas Anadolu, shërbimet e emergjencës shuan zjarrin dhe të 115 personat në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt. Dy persona u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit dhe fëmijët iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore parandaluese.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT