Tregu i karburanteve i paqëndrueshëm, rritet përsëri çmimi i naftës, shkon në 215 lekë për litër!

Tregu i karburanteve në Shqipëri vijon të jetë i paqëndrueshëm.

Çmimi i naftës në tregun me pakicë ka pësuar përsëri rritje, duke shkuar në 215 lekë për litër.

Sipas vëzhgimeve të fundit në pikat e shitjes, çmimi i naftës është rritur nga 199 lekë në 215 lekë për litër, duke u rikthyer në nivele më të larta pas uljes së regjistruar më herët.

Lëvizja e çmimeve në tregun shqiptar vjen në një periudhë kur edhe tregjet ndërkombëtare të naftës kanë shfaqur luhatje të forta.

Rritjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare janë reflektuar në tregun vendas, duke sjellë ndryshime të njëpasnjëshme në çmimin e karburanteve, informon TCH.

Gjatë muajve mars-qershor, në kushtet e luhatjeve të forta të çmimeve, në Shqipëri funksionoi Bordi i Transparencës, i cili përcaktonte çmimet maksimale të shitjes për karburantet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT