Rebelët “Huthi” sulmojnë përsëri me dronë rafinerinë saudite të “Aramco”!

Rebelët Huthi të Jemenit thanë se sulmuan një rafineri Aramco në Jazan të Arabisë Saudite me dy dronë ditën e sotme (13 gusht).

Lajmin e raportoi agjencia e lajmeve ‘Saba’.

Një burim ushtarak për rebelët shiitë tha se sulmi ishte në përgjigje të asaj që grupi e përshkroi si shkelje të hapësirës ajrore dhe sovranitetit të Jemenit, nga ana e Arabisë Saudite në provincat Saada dhe Hajjah.

Deri tani nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Arabia Saudite dhe as informacione për dëmet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT