Shqipëria, vendi i harmonisë ndërfetare! Përfaqësuesit e besimeve krah për krah në një mesazh uniteti dhe respekti

Shqipëria ka qenë dhe mbetet një shembull i rrallë i bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare. Në një kohë kur bota përballet shpesh me ndasi e përçarje, vendi ynë vazhdon të dëshmojë se respekti, mirëkuptimi dhe dialogu mes besimeve janë vlera të rrënjosura thellë në shoqërinë shqiptare.

Takime si ai mes Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dedë Baba Edmond Brahimaj, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve me Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni (Troshani) dhe Imzot Gjergj Metës, Ipeshkëv i Rrëshenit dhe President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, janë dëshmi e gjallë e këtij realiteti. Fotografia e realizuar më 31 korrik 2026 në Mirditë përcjell një mesazh të qartë, se besimet e ndryshme nuk janë arsye për ndarje, por ura që forcojnë unitetin, paqen dhe identitetin tonë kombëtar.

Shqipëria, vendi i harmonisë ndërfetare! Përfaqësuesit

Haxhi Dedë Baba Edmond Brahimaj-Kardinali Ernest Simoni Troshani dhe Imzot Gjergj Meta

 

Harmonia ndërfetare nuk është thjesht një pjesë e historisë së Shqipërisë, por një vlerë që vazhdon të frymëzojë të tashmen dhe të ardhmen, duke e bërë vendin tonë një model të respektit dhe bashkëjetesës përtej kufijve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT