EMRI/ Pjesë e rrjetit të kokainës në Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar! E shpërndante me makinë, i ndaluar edhe më 2024-ën

Karabinierët ndaluan një 22-vjeçar shqiptar të dyshuar për përfshirje në rrjetin e trafikut të kokainës në Itali.
Oficerët e Sulmonas ndaluan makinën e tij, ku ndodhej me një bashkëmoshatar dhe me nëntëdhjetë gramë kokainë.
I arrestuari është Daniele Musai, që u akuzua për posedim me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. Në makinën e tij, kishte gati 100 gramë kokainë, të ndarë tashmë në dhjetëra doza dhe gati për t’u hedhur në treg.
Me urdhër të Zëvendës Prokurorit Publik, i riu u vu në arrest dhe u mbajt në burgun e sigurisë maksimale në Sulmona, ku do të presë një seancë dëgjimore për vërtetim.
22-vjeçari ishte arrestuar tashmë në nëntor 2024 së bashku me shokun e tij të dhomës me katër blloqe hashashi, dy peshore precize, 90 fishekë Long Life 22, një pistoletë bosh dhe një shumë parash që tejkalon 3,200 euro, informon media italiane.