Ushtarët shqiptarë përcjellin mesazhe nga misioni në Afganistan (VIDEO)

Në Herat të Afganistanit, që prej vitit 2007 e deri më sot kanë shërbyer mbi 500 efektivë të Forcave të Armatosura Shqiptare.

Këtë shifër e ka bërë publike ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, raporton AktivPress.

Duke e shpërndarë një video në llogarinë e saj në Facebook, Xhaçka është shprehur krenare me ushtarët shqiptarë.

“Sot, (ata) na bëjnë krenarë por edhe na emocionojnë me mesazhet e tyre, për eksperiencën dhe profesionalizmin përkrah efektivëve ushtarakë të vendeve aleate”, ka shkruar Xhaçka.

Në vijim mund ta ndiqni videon me mesazhet e ushtarëve shqiptarë me mision në Afganistan

Back to top button
LAJMET E FUNDIT