Punimet në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH me njoftim të RËNDËSISHËM për shoferët: Nesër dhe pasnesër do të ketë devijim

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket bllokimit të përkohshëm të dy korsive të autostradës Tiranë-Durrës, në kuadër të punimeve për ndërtimin e mbikalimit të ri të Kasharit.

Ndërhyrja do të zhvillohet më 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, gjatë së cilës do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit.

Për shkak të punimeve dhe për garantimin e sigurisë rrugore, dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës do të bllokohen përkohësisht. Gjatë kësaj kohe, rruga që të çon në Durrës do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht me dy drejtime lëvizjeje.

Ndërkohë, automjetet që kanë destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

 “Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.

Më datë 14 dhe 15 gusht 2026, nga ora 23:00 deri në 05:00, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Tiranë-Durrës.

Gjatë këtij intervali, trafiku i mjeteve që lëviz drejt qytetit të Durrësit, do të devijohet në dy korsitë e anës së majtë të autostradës, të cilat do të funksionojnë përkohësisht si rrugë me dy drejtime lëvizjeje.

Mjetet me destinacion Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës do të vijojnë lëvizjen pa pengesë.

Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje”, njofton ARRSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT