Ministrja: Mund të kemi qindra shqiptarë të prekur nga koronavirusi! Çfarë thonë algoritmet

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se numri i të prekurve nga koronavirusi mund të shkojnë deri në qindra raste për një kohë të caktuar.

Në Real Story në News24, Manastirliu theksoi se autoritetet janë duke u bazuar tek algoritmet, që kanë përdorur dhe vende të tjera.

“Ne presim që mund të shkojmë disa qindra raste. Por nuk ka një përllogaritje, përgjatë një kohe të caktuar. Ka një kohe që ndodh, ka disa skenarë. Ky algoritëm, kjo problematikë është. Janë realizuar në bazë të algoritmeve që i kanë kryer shtete e tjera. Ne jemi në skenarin 1, 2, 3, 4. Kemi identifikuar pacientin zero, kemi nisur me investigimin epidemiologjik. Më pas vijojmë me evidentimin e rasteve të reja. ka një probabilitet që mund të jenë rëndë, Kjo varet nga patologjitë. Është 3 % i 10 ose 15 atyre që kanë simptoma të rënda. 3 % e këtyre rasteve shkojnë në frymëmarrje artificiale. Zonja në fjalë është në frymëmarrje të drejtuar, është e intubuar”, theksoi se Manastirliu.

Po ashtu ministrja tregoi se në spitalin e Infektivit qëndrojnë 3 pacientë me COVIT-19, pacienti zero, babai i tij, si dhe një djalë i ri që kishte qëndruar vetëm një ditë në Milano. Po ashtu ajo theksoi se është një 74-vjeçare, e cila është vendosur në izolim në spitalin e Durrësit dhe se është në intubim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT