“Unë dhe PD morëm fund!”/ Rama postoi videon për të qeshur dhe flet për marrëdhënien me Bashën

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për “Neës24” ka folur lidhur me memen e publikuar për kryedemokratin Lulzim Basha, ditën e djeshme. Në fjalën e tij, Rama u justifikua duke u shprehur se e ndiqte çfarë qarkullonte në rrjet dhe shpesh herë postonte ato që e bënin për të qeshur.

Gjithashtu, Rama foli edhe lidhur me bisedën që ka pasur me Bashën gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë,e thirrur nga presidenti Ilir Meta dhe anëtarë të kabinetit të tij.

“Rrjeti është shumë pjellor dhe më pëlqen që ta ndaj ndonjërën në Facebook. Për t’i bërë të tjerët që të qeshin me mua në këtë lloj halli. Po ta shikosh Këshilli i Sigurisë Kombëtare nuk ka lidhje me këtë situatë, por po ta shohësh presidenti bëri gjënë e duhur dhe ftesa ndaj kryedemokratit është përtej formatit të atij këshilli.

Presidenti kërkoi edhe aprovimin tonë, se mund të thoshim edhe jo. I thashë (Bashës) dëgjo këtu, nuk ka nevojë t’i ndash njerëzit dhe të krijosh më shumë stres seç kanë duke folur për gjëra që i keni kuptuar gabim.

Fillimisht na kërkoni çdo lloj informacioni dhe pastaj dilni e thoni ça të doni. Nuk ka nevojë që të flisni për fshehjen e numrit të të vdekurve apo të flisni për gojëdhëna nga populli. Na u drejtoni ne dhe do iu japim çdo informacion. Pastaj gjykoni nëse duhet apo jo të pranoni versionin tonë. Por që të flisni lloj-lloj çudirash këto nuk janë bashkëpunim. Është skandal nga pikëpamja morale. Është turp! Çfarë të them unë për këtë tani. Nuk kam gjetur bashkëpunim dhe nuk e shoh të vijë. Presidenti meriton mirënjohje dhe respekt” – tha Rama në fjalën e tij.

Ditën e djeshme, kreu i qeverisë shpërndau një video-montazh ku kryedemokrati Basha thoshte se ai dhe partia që drejtonte kishin marrë fund. Video shkaktoi shumë reagime nga opozita e vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT