“Doja të merrja hakun e vëllait!” Tentoi të vriste Mir Bitocin në mes të lokalit, lihet në BURG Poli Boriçi, çfarë DEKLAROI para trupës gjykuese

Gjykata e Elbasanit mësohet se ka lënë në burg, Poli Boriçin, i cili të shtunën e 15 gushtit tentoi të vriste Ermir Kërtezin njohur ndryshe si Mir Bitoci, në ambientet e një lokali në Elbasan. Burime për mediat kanë bërë me dije se Boriçi ka dëshmuar gjatë seancës gjyqësore se ai nuk ka pasur qëllim ta vriste por vetëm ta frikësonte.

Ndërsa në deklaratën fillestare Boriçi është shprehur se donte të merrte hakun e vëllait të cilin, Kërtezi e kishte plagosur 15 vite më parë duke e lënë të paralizuar.

Kujtojmë se ngjarja u regjistrua rreth orës 12:40 të së shtunës në lokalin në hyrje të qytetit të Elbasanit, i cili në ato momente ishte plot me klientë. Referuar pamjeve filmike, shihet momenti para dhe gjatë përplasjes, kur Poli Boriçi i afrohet nga pas Mir Bitocit dhe i vendos armën në pjesën e pasme të kokës. Në video duket se Bitoci ndodhet fillimisht brenda ambienteve të lokalit, ku qëndron për disa momente, teksa më pas është ngritur dhe ka dalë jashtë.

Mirëpo, lëvizjet e tij duket se ndiqeshin nga një tjetër person, i cili në ato momente ndodhej pikërisht në të njëjtin lokal, duke pirë kafe në shoqërinë e një shtetaseje. Menjëherë pasi Bitoci çohet nga tavolina dhe largohet, edhe Boriçi ngrihet dhe del pas tij.

Pamjet tregojnë se personi me bluzë të bardhë i afrohet nga pas shtetasit me bluzë të zezë dhe i vendos armën në kokë. Gjithçka ndodh në pak sekonda, ndërsa ajo që duhet se ndryshoi dhe parandaloi këtë tragjedi ka qenë reagimi i menjëhershëm i Bitocit i cili ka arritur të reagojë në kohë dhe të largohet me shpejtësi nga vendi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT