Erdhi me pushime në Shqipëri, por do të kthehet në shtëpinë e tij në arkivol! Sali Berisha për vrasjen e të riut në Ksamil: Akt makabër

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen makabër të ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil, ku mbeti i vdekur i riu portugez Luis Miguel Varela Mendes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka dënuar këtë vrasje atë të cilën e quan si një “akt barbar”.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të së riut, teksa u ka bërë thirrje autoriteteve që të ndëshkojnë maksimalisht autorin, Sokrat Vata dhe të gjithë personat të cilët e ndihmuan për t’i shpëtuar autoriteteve.
“Vrasja e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, akt makabër!
Miq, i riu portugez 20 vjeçari Luis Miguel Varela Mendes erdhi në Ksamil për pushime dhe kthehet në shtëpinë e tij në arkivol! Akt makabër!
Ngushëllimet më të ndjera familjes së viktimës, ndëshikimin më maksimal vrasësit dhe ndihmësve të tij”, shkruan Berisha.