Vuçiç letër kreut të NATO-s: Turqia dëshiron ta hapë urën e Ibrit, ky është një turp i madh

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur se do t’i dërgojë një letër Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për t’i kërkuar që ura mbi lumin Ibër të mos hapet për qarkullim.

Ai ka akuzuar për këtë plan Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Ozkan Ulutas, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj hapjes së urës. Vuçiç e ka cilësuar situatën si “një turp të madh dhe një zhgënjim”.

“Këtë po e bën turku, komandanti i KFOR-it. Sot do t’i shkruaj Mark Rutes dhe shpresoj që t’i përgjigjet letrës sime dhe ta pranojë kërkesën time që kjo të mos bëhet. Për mua, ky është një turp i madh dhe një zhgënjim. Kjo na tregon se nervozizmi ka hyrë në radhët e tyre, nuk dinë se si ta detyrojnë Serbinë ta pranojë Kosovën e pavarur. Ne do të shohim se si t’i ndihmojmë popullit tonë. Ngadalë, gjërat po ndryshojnë në botë, por jo aq shpejt sa kemi pritur. Çdo ditë një popull keqtrajtohet, dëbohet nga vatrat e tij. Do të shohim se cila do të jetë përgjigjja e tyre”, ka thënë Vuçiç në Beograd.

Deklarata e Vuçiçit vjen një ditë pasi Bashkimi Evropian konfirmoi se janë plotësuar kushtet për hapjen për qarkullimin e automjeteve të urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT