Aksident dramatik në ujërat e Komanit, 8 të plagosur nga përplasja e dy skafeve në zonën turistike të Lumit të Shalës!

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (19 gusht) në zonën turistike të Komanit, në Shkodër.
Dy mjete lundruese të llojit skafe janë përplasur me njëra-tjetrën, në afërsi të Lumit të Shalës.
Siç raportohet nga informacionet e para, nga përplasja mes dy mjeteve dyshohet se kanë mbetur të plagosur rreth 8 persona, të cilët bënin lundrim për qëllime turistike.
Policia pritet të japë detaje më të hollësishme pas hetimeve që do të kryejë për dinamikën dhe gjendjen e të plagosurve.