Gazeta më e madhe në Greqi i bën jehonë Ilir Shtufit, artikulli i “eKathimerini”: Biznesmeni shqiptar pretendon se është në shënjestër nga Edi Rama

“eKathimerini”, një nga gazetat më të mëdha dhe më me ndikim në Greqi, i ka kushtuar një artikull gjyqit që po zhvillohet në Selanik ndaj biznesmenit shqiptar Ilir Shtufi. Ky i fundit është arrestuar atje më shumë se një muaj më parë me urdhër të SPAK dhe kundërshton ekstradimin.

Sipas artikullit, biznesmeni shqiptar 53 vjeçar, i cili edhe përse nuk përmendet me emër është Ilir Shtufi, pretendon se është në shënjestrën e kryeministrit Edi Rama, ndaj nuk do të ekstradohet në Shqipëri.

“Një biznesmen 53-vjeçar shqiptar i ndërtimit dhe energjisë, i cili u arrestua në Selanik më 12 qershor sipas një urdhër-arresti ndërkombëtar, mohon akuzat e prokurorëve shqiptarë se ai ka pastruar fitimet nga trafikimi i drogës, duke e quajtur rastin një sulm të motivuar politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e Shqipërisë thotë se ai i përkiste një rrjeti që pastronte miliona euro, dollarë dhe peso midis viteve 2018 dhe 2023 përmes firmave të tregtimit të mishit, frutave dhe qymyrit dhe një kompanie ndërtimi që ndërtonte hotele dhe zyra në Tiranë”, thotë artikulli.

Biznesmeni i kompanisë “Nova Construction” akuzohet për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal dhe SPAK ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë.

Ministria e Drejtësisë raportohet se ka bërë përkthimin zyrtar në greqisht të dosjes së dërguar nga SPAK, për faktet penale në ngarkim të Ilir Shtufit, dhe përmes Ministrisë për Punët e Jashtme e ka dërguar pranë autoriteteve në Selanik.

Biznesmeni nuk pranon që të gjykohet në vendin tonë dhe ka marrë dy avokatë të njohur në vendin fqinj, përmes mbrojtjes së të cilëve kërkon rrëzimin e kërkesës së ekstradimit, duke refuzuar përballjen me drejtësinë shqiptare.

“Hetimi filloi me dy shqiptarë të akuzuar për organizimin e dërgesave të kokainës nga Amerika Latine në Belgjikë, Spanjë dhe Holandë; 441 kilogramë u sekuestruan në Barcelonë. Biznesmeni i tha një gjykate apeli në Selanik se kishte ardhur në Greqi për një festë dhe nuk po fshihej”, vijon artikulli i gazetës greke “eKathimerini”.

Gazeta më e madhe në Greqi i bën jehonë Ilir Shtufit,

Gazeta më e madhe në Greqi i bën jehonë Ilir Shtufit

Back to top button
LAJMET E FUNDIT