OBSH shpall koronavirusin një pandemi globale

Sëmundja vdekjeprurëse e koronavirusit është shpallur pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Lideri i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se sëmundja e koronavirusit është kthyer në një shqetësim serioz.
“Ne kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi që të shpërndahet nga një koronavirus.
Dhe ne kurrë më parë nuk kemi parë një pandemi që mund të kontrollohet në të njëjtën kohë.
OBSH-ja i është përgjigjur me të gjitha forcat që kur u informua për rastet e para”, tha ai.
Deri më tani, OBSH kishte shmangur përdorimin e këtij termi, nga frika se të jepej përshtypja se koronavirusi ishte i pandalshëm dhe vendet do të hiqnin dorë nga përpjekja për ta luftuar atë.