E FUNDIT/ Rusia provokon sërish, pas Estonisë, avionët luftarakë shkelin për herë të dytë hapësirën ajrore polake

Rusia provokon sërish. Pasi ditën e sotme tre avionë rusë shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, Moska ka provokuar me avionë luftarakë të cilët kanë shkelur hapësirën ajrore në Poloni.

Autoritetet polake raportojnë se dy avionë luftarakë rusë kanë shkelur zonën e sigurisë të platformës së eksplorimit të naftës dhe gazit Petrobaltic, e cila ndodhet në Detin Baltik.

Mjetet ajrore kanë kryer një kalim të ulët mbi platformë, duke shkaktuar shqetësim për sigurinë në rajon.

Kujtojmë se Rusia edhe pak ditë më parë provokoi në Poloni me dronë të cilët shkelën hapësirën ajrore.

Ishin avionët e NATO-s të cilët pak ditë më parë rrëzuan disa prej dronëve rusë. Situata mbetet e tensionuar ndërsa NATO reagoi sot për shkeljen e hapësirës ajrore të Estonisë, duke e quajtur veprimin e Moskës të pavend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT