E zuri pema nën vete teksa priste dru në pyll, plagoset rëndë një person në Shkodër

Një ngjarje dramatike ka ndodhur gjatë ditës së sotme (28 gusht) në Shkodër.

Sipas të dhënave paraprake nga policia lokale, ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shosh.

Një person me inicialet T. Z. ka qenë duke prerë dhe mbledhur dru, kur aksidentalisht është goditur nga një pemë. Për shkak të goditjes ai është plagosur rëndë.

Grupi hetimor ka mbërritur në territorin ku ndodhi ngjarja dhe po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT