GJKKO lë në burg Ergys Agasin, hiqet akuza e pengmarrjes dhe shtohet e korrupsionit! Ja çfarë tha biznesmeni në sallë, flet avokati Haxhia

U arrestua dy ditë më parë, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar dy ditë më parë nga Operacionalja dhe BKH pas urdhrit të kërkimit nga SPAK prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Avokati Maks Haxhia ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur sot në seancën në GJKKO për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.
“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Ajo që na bëri optimist është se organi i akuzës. Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qendruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë. Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, tha mbrojtësi ligjor.