Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Një zjarr ka përfshirë sot (28 gusht) edhe një sipërfaqe me pyje e kullota në fshatin Plovisht të Maliqit.
Në vendngjarje po punojnë 2 mjete zjarrfikëse dhe forcat e këtij sektori.
Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.
Aktualisht situata është vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e zjarrit.