GJKKO lë në burg Ergys Agasin, hiqet akuza e pengmarrjes dhe shtohet e korrupsionit! Mbi 4 orë seancë, ja çfarë tha biznesmeni, flet dhe avokati Haxhia

U arrestua dy ditë më parë, GJKKO lë në fuqi masën e arrestit për biznesmenin Ergys Agasi, i arrestuar dy ditë më parë nga Operacionalja dhe BKH pas urdhrit të kërkimit nga SPAK prej dhjetorit të vitit të kaluar.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe SPAK lexoi akuzat duke kërkuar “arrest me burg”, që u dha edhe nga GJKKO në fund. Avokatët kërkuan masë më të butë dhe heqje të akuzave.

Seanca ishte parashikuar për në orën 09:00 por u shty pas kërkesës së avokatit Maks Haxhia dhe rinisi në orën 12:00 duke përfunduar vetëm pak minuta më parë, pas më shumë se 4 orësh.

Agasi akuzohej për dosjen e tenderave të AKSHI-t dhe ishte shpallur në kërkim bashkë me biznesmenin Ermal beqiraj, që u arrestua në Francë dhe kanë nisur procedurat e ekstradimit.

Avokati Maks Haxhia ka dhënë detaje mbi atë që ka ndodhur sot në seancën në GJKKO për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit.

“Problemi është që akuza e heqjes së paligjshme të lirisë në drejtim të zotit Agasi me analizat që iu bënë provave të administruara dhe vendimeve të prokurorisë, tregoi dhe çoi në çlirimin e kësaj akuze në ngarkim të zotit Agasi. Ajo që na bëri optimist është se organi i akuzës. Akuza për korrupsion pasiv, pasiguria e materialit të paraqitur deri tani e ka ndjekur akuzën për të qendruar në pozitat e presionit ndaj gjykatës, sot u paraqit kjo akuzë. Klienti foli dhe dha shpjegime dhe insistoi e provoi se nuk ka qenë kurrë pjesëmarrës në tendera, nuk ka pasur asnjë përfitim dhe nëpërmjet tenderimin dhe nuk ka qenë pjesë e grupeve kriminale në presione të ndryshme”, tha mbrojtësi ligjor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT