Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn…

Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maks Haxhia, deklaroi sot (28 gusht) pas përfundimit të seancës së masës së sigurisë ku u dha “arrest me burg” për klientin e tij, se SPAK nuk tregoi prova sa i takon akuzës së re që iu bashkëngjit klientit të tij, për korrupsion pasiv.
Haxhia iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, teksa shpjegoi se nuk kishte më akuzë për pengmarrje, e cila kishte rënë.
“Po kërkojmë që të na paraqesë prokuroria se ku qëndron prova për korrupsion. Këto janë masa që merr prokurori për të siguruar procesin e vetë, për të mos dështuar. Prokuroria nuk ka folur fare për këtë moment! E them me përgjegjësi të plotë. Pretendimi i Agasit është shkëputja e kontekstit, 2 apo 4, nuk ka të bëjë fare me atë që pretendon. Nuk është sjellë si moment prove”, tha ai mes të tjerash.
I pyetur se cila është marrëdhënia e Ergys Agasit me Mirlinda Karçanajn, ai tha:
“Duhet të pyesni atë!”.
Kurse pyetjes së ku ishte fshehur biznesmeni gjatë kësaj kohe, iu përgjigj shkurtimisht:
“Nuk është për mua as kjo pyetje!”.