Tragjike në Malësinë e Madhe, 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën, hetime për shkaqet!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot (5 shtator) në Lëpushë të Kelmendit, në Malësi të Madhe.
Një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.
Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 10:52, uniformat blu janë njoftuar për ngjarjen, ku shtetasi me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari, si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia, ka humbur jetën.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen dhe për të sqaruar rrethanat në të cilat ka ndodhur rënia fatale. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.