Pse nuk po dakordësohet formimi i qeverisë së re në Kosovë?

Edhe pse tashmë kanë kaluar disa muaj nga zgjedhjet për qeverinë e Kosovës, ku partia Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe LDK e Isa Mustafës  u shpallën fituse të zgjedhjeve, siç duket nuk ka akoma asnjë dakordësim për formimin e qeverisë së re.

Në fakt edhe vetë Kurti në një nga intervistat e tij të dhëna pas takimit pa sukses me kreun e LDK-së Isa Mustafa, ka lënë të kuptohet se mosdakordësia për krijimin e koalicionit qeveritar ka ardhur si shkak i kërkesave jo të pranueshme që Mustafa ka pasur ndaj Kurtit.

“I kemi ofruar gjithçka që kemi mundur Lidhjes Demokratike të Kosovës. I ofruam Nën/Kryetarin e parë të Kuvendit, Zv.Kryeministrin dhe ministritë që kërkoi. Kemi kërkuar që të mbajmë Ministrinë e Punëvë të Brendshme, pasi nga ajo varet luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar që ua kemi premtuar kaq shumë qytetarëve të Kosovës. Madje edhe diskutimin mbi zgjedhjen e presidentit të ri e kemi lënë të hapur. Më shumë se kaq as mundemi e as duam të ofrojmë”. Kjo ka qenë një ndër deklaratat e kreut të Vetëvendosjes Kurti, pas takimit me Mustafën./Gazeta SHQIP

Back to top button
LAJMET E FUNDIT