Sali Berisha: Altin Dumani donte mandat të dytë në krye të SPAK-ut

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka akuzuar kreun e SPAK-ut Altin Dumani se ka bërë përpjekje për të zgjatur mandatin e tij në krye të institucionit të lartë të akuzës në vend.

Pjesë nga biseda në studio

Sali Berisha: Veliaj paratë që ka vjedhur me Edi Ramën i ka të amnistuara nga Altin Troplini. Për çfarë është Veliaj në burg? Për djegësin e Tiranës,

Blendi Fevziu: Jo nuk është për atë

Berisha: Altin Troplini, ky pengmarrës pa ligj dhe moral. Pse i fali ai këta?

Fevziu: Kë fali?

Berisha: Edi Ramën, Olsi Ramën, Lubi Ballukun. I fali se donte mandat të dytë.

Fevziu: Nuk ka mandat të dytë, është hapur gara

Berisha: Kush e deklaroi? E deklaroi përfaqësuesja e SHBA-ve. Gjatë dy viteve jam detyruar ta denoncoj të paktën 10 herë për përpjekjen e tij puçiste për të ndryshuar mandatin e tij. Kapte Ulsi Manjën…Po po, i thoshte Ulsiu, më duhet një çantë LV.

Fevziu: Çfarë e donte çantën ai? Nuk është grua

Berisha: E di se dhurohen ato… LV I thotë Ulsi Manja….

Në një moment, Berisha shprehet për Dumanin: “I mori peng këta që të zgjasë mandatin”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT