Fyerje! Ja si diskutojnë parlamentarët për dhunën ndaj grave dhe dhunës në familje
Në një kohë kur në Parlament po diskutohej projektligji “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, debati ka degjeneruar në fyerje nga më të rëndomtat.
Ja një pjesë nga debati:
Berisha: E dëgjova recitimin tënd Olta, po asgjë nuk mora vesh. Zoti të ruajt ty nga burrat apo burrat nga ty. Kjo varet nga zgjedhja jote.
Xhaçka: Zoti të ruajtë ty nga unë dhe nga ato që i fyen çdo ditë. Zotu u ruajt ju nga gratë.
Ruci: Për gratë të mos diskutojmë. Të paktën unë e ti për gjitha mund të flasim, por për këtë të mos flasim. Raporti burrë-grua te ne është 1 me 8 kurse te qeveria jote është 1 me 15. Në 40 zv.ministra, ke vetëm 6 zv.ministre, meqë janë shumë të zgjuara gratë. Në lumin e drejtorive numërohen me gishtat e njërës dorë. Pse numri i punonjëse gra është ku thërret qameti? Në lumin e të papunëve 80% janë gra.
Berisha: Këto çështje qëndrojnë dhe janë gjithnjë në shqyrtim për zgjidhje. Për të tjerat duhet të informoheni më mirë sepse në administratë zonjat janë mazhorancë absolute.
Ruçi: Nuk je as budalla dhe as nuk bën, je kokrra e mashtruesit.
Berisha: Nuk është për t’u habitur për fjalorin pas fotos me kërriçin që kryetari juaj publikoi, është një axhustim me situatën e krijuar në partinë tuaj. Një mik i thotë kryetarit tuaj: “Je një politikan shumë shumë i mirë” – dhe ky menjëherë ngrefoset… dhe ai i shton: “Për një kohë shumë shuam të gjanë të opozitë”. Po mirë le të rrijë.
Topalli: Nuk mund të rri pa ju uruar. Partia jote Sajmir është bërë 71 vjeçe, pas 71-shit u takon të reformohuni dhe të votoni për ligjet e Brukselit. Si thua Sajmir se kjo është parti e Sajmirëve.
Gjermeni: Edhe në një hapësirë si kjo, modelohet një sjellje kaq agresive në politikë, që e ka nxitur dhunën në familje dhe shoqëri.
Topalli: Egla pyet kryetarin për dhunën në familje se të tregon ai.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.