Ishin në koncertin e Cllevios te Gjiri i Lalzit! Familja Muhaxhiri i jep sot lamtumirën e fundit 15-vjeçarit Alvi, vdiq në aksident bashkë me çiftin e ri

Familja Muhaxhiri në qytetin e Durrësit, banues në zonën e Sukthit, kanë hapur dyert e mortit, ndërsa pritet që pasditen e kësaj të mërkure t’i japin lamtumirën e fundit djalit të tyre 15-vjeçar Alvit, i cili humbi jetën nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Manzë.

Newsbomb.al mëson se familja Muhaxhiri përcjell sot për në banesën e fundit djalin e tyre të mitur, i cili u nda tragjikisht nga jeta si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga i cili humbi jetën dhe çifti i sapomartuar Kleo Vrioni dhe Sara Brugentelli. Ndërsa janë në luftë me jetën te spitali i Traumës në Tiranë, dy të rinjtë 26 vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.

Njoftimi mortor për Alvi Muhaxhirin: 

Ishin në koncertin e Cllevios te Gjiri i Lalzit! Familja Muhaxhiri i jep

Siç kemi raportuar dhe mëngjesin e sotëm, aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore në Manzë. Automjeti tip BMW, me të cilin udhëtonin pesë të rinj, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me forcë me një strukturë betoni. Përplasja ka qenë tepër e fortë, ndërsa automjeti është rrokullisur disa herë.

Teksa hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit fatal për 3 të rinjtë po vijojnë, mësohet se ata po ktheheshin nga një lokal nate në Gjirin e Lalëzit, ku kishin qenë për të parë performancën e reperit Cllevio. Referuar dhe postimeve të ndara së fundmi në rrjet nga ana e artistit në fjalë, mësohet se ai reperi ka pasur një koncert mbrëmjen e djeshme në një nga klubet e natës në zonën e Gjirit të Lalzit.

Pamje nga koncerti i reperit Cllevio te Gjiri i Lalzit: 

Ishin në koncertin e Cllevios te Gjiri i Lalzit! Familja Muhaxhiri i jep

Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familje, miqve dhe të afërmve për humbjen tragjike të djalit të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT