Ndihmuan vrasësin e portugezit, PEZULLOHEN nga detyra dy policët që punonin si bodyguard në “Principotes” në Ksamil

Pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, janë pezulluar dy punonjës policie nga detyra. Punonjësit e piolicisë në fjalë raportohet të jenë Miosid Matushaj, punonjës i strukturave të Policisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, dhe Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër.

Bazuar në hetimet e deritanishme, ata ndodheshin në lokalin “Principote”, në momentin kur nddodhi konflikti i cili përshkallëzoi me vrasjen e turistit, sipas informacioneve ata kishin rolin e bodyguard-ëve në lokalin në fjalë.

Por sipas policisë, ata nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, dhe po ashtu pas ngjarjes nuk kanë njoftuar autoritetet përkatëse për vrasjen duke iu bërë ndihmë kështu autorit të vrasjes së të riut, prandaj eshe është marrë masa e sigurisë së pezullimit nga detyra.

Njëhohësisht kujtojmë  se Miosid Matushaj është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për “Moskallëzim të krimit” dhe “Mosmarrje të masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”, në prang aka rënë edhe kolegu i tij Romeo Shehu.

Policia ka bërrë me dije ditën e djeshme se, në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup portugezin Luis Miguel Varela Mendes, 20 vjeç.

Sikur të mos mjaftonte me kaq, i riu portugez u godit me grushte nga kamarieri David Heurtevent, i cili është shpallur në kërkim. Për rrjedhojë bëhet me dije se dyshja Sokrat Vata dhe David Heurtevent, akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë që më herër raportuam se para se 20-vjeçari portugez të goditej për vdekje me thikë, shtetasit Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina, kamarierë në lokalin “Principote”, e kanë goditur me grushte të riun dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Mirëpo arratia e tyre nuk ka zgjatur për shumë orë, pasi blutë e jugut i kanë vendosur në pranga.

Sakaq mësohet se në lidhje me vrasjen e të riut portugez janë arrestuar shtetasit: Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, dy shtetasit turk Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani, Murat Zhabina, Moisid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi. Ndërsa janë shpallur në kërkim dy shtetasit David Heurtevent dhe Bekim Bulica pronari i “Principotes”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT