Gjermanët, polakët dhe italianët zgjodhën Shëngjinin këtë vit, Pjerin Ndreu: Ka vend për të gjithë

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, gjatë një interviste për ABC News ka folur rreth turizmit gjatë këtij viti në zonën e Shëngjinit. Ai u shpreh optimist sa i takon pritjes së pushuesve të huajve, akomodimit, bashkëpunimit të strukturave bashkiake me komunitetin dhe biznesin.
Ai tha se Bashkia e Lezhës i ka kushtuar fokus të veçantë mbarëvajtjes së sezonit gjatë këtij viti.
Ndreu tha se 2 mijë apartamente janë blerë nga shqiptarë të Kosovës dhe se numri i turistëve të huaj është rritur me 15% këtë vit.
Turistët që kanë vizituar këtë vit Shëngjinit kanë qenë kryesisht nga Gjermania, Italia, Polonia dhe Çekia.
“Deri diku ia kemi dalë të krijojmë klimë të mirë. Ne bëjmë takime me biznesin, marrim shqetësime, është marrëdhënie që ka dhënë produkt. Produkti është pastërtia, kemi menaxhim korrekt. Plazhet bosh janë më pak të frekuentuara. Janë pak persona që kërkojnë plazhe publike. E gjitha kjo është bosh, ka mjaftueshëm vende për të pushuar me këdo. Jemi duke adresuar edhe problematika me stacionet e plazhit. Është rritur me 15 përqind numri i turistëve të huaj. Në Shëngjin, kryesisht vijnë nga Gjermania, Italia, Polonia dhe Çekia. Kemi krijuar lehtësira të nevojshme, të mos ta gjejnë bashkinë si një vend që nuk hapet. Shëngjini ka të gjitha kategoritë e turizmit”, theksoi ai.