DALIN PAMJET/ Me shpejtësi skëterrë, “BMW”-ja e drejtuar nga Kleo Vrioni “fluturon” në ajër, përplaset fort në tokë dhe anon buzë rrugës në Manzë

Kanë dalë pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në Manzë të Durrësit, ku “BMW”-ja, e drejtuar nga i ndjeri Kleo Vrioni shfaqet me shpejtësi skëterrë, e pastaj duket duke rrëshqitur për disa metra e një anë e mjetit duket teksa anon nga njëri krah i makinës.
Siç mund ta shikoni dhe në pamjet e siguruara nga newsbomb.al, “BMW”-ja me shpejtësi të dyshuar afro 115 km/orë duket duke ecur me shpejtësi marramendëse, e pastaj përplaset për pak minuta në tokë dhe duket duke anuar në një cep të rrugës.
Siç raportuam dhe pak më parë, ekspertët janë shprehur se mjeti la qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 114 km/orë. Deri tani, nga ndërtimi i dinamikës së ngjarjes, dyshohet se drejtësi i mjetit ka humbur kontrollin gjatë marrjes së kthesës, ku goma e parë ka goditur bordurën. Më pas makina është përmbysur duke ecur zvarrë 40 metra dhe ka anuar.
Po ashtu, ekspertiza ka zbuluar dhe gjendjen e drejtuesit të mjetit, për të cilin analizat toksikologjike kanë konfirmuar se kishte konsumuar alkool. Sakaq, siç raportuam edhe pak më parë, mes lotësh e dhimbjesh familja Muhaxhiri përcjell pasditen e sotme për në banesën e fundit djalin e tyre 15-vjeçar, Alvin. Ndërsa janë në luftë me jetën te spitali i Traumës në Tiranë, dy të rinjtë 26 vjeçari Rejsi Vrioni dhe 16-vjeçari Klevis Dervishi.